Fier, Jeta në magazinë pas divorcit, shet fara të mbajë tre fëmijët

Fier-Ndonëse sherret për gjendjen ekonomike e çuan në divorc, ndërprerja e marrëdhënies me ish-bashkëshkortin nuk i dha fund vështirësive të jetesës për nënën e tre fëmijëve, 40 vjeçaren Leonora Nazo nga Fieri.E ardhur nga Berati, nuk merr ndihmë ekonomike nga Bashkia Fier për shkak hyrjes në fuqi të ligjit që nuk lejon të trajtohen personat që kanë ardhur pas vitit 1993, ndërkohë që gruaja pret të përfitojë një banesë sociale.Ajo jeton në një magazinë të marrë qera dhe të vetmet të ardhura janë shitjet e farave në rrugë.[caption id="attachment_454329" align="alignright" width="640"]Në foto: Gruaja e divorcuar dhe banesa ku jeton Në foto: Gruaja e divorcuar dhe banesa ku jeton[/caption]Leonora Nazo: "Babai më ka ndihmuar shumë me pensionin e tij. Me ndihmë ekonomike kam qenë por më kanë hequr në 2014, nuk e di pse. Me vendim gjyqi e ka këtë për ta paguar, por ai nuk paguan. Një banesë sociale jam e detyruar ta paguaj se s'bën, 1000% jo 100% sepse kam tre fëmijë, ku ti çoj? Një herë në dy ditë, tre ditë ha bukë për veten time, por mendoj vetëm për fëmijët".E divorcuar nga bashkëshorti në maj 2011, gjykata vendosi një pension prej 12 mijë lekë për të tre fëmijët 16, 13 dhe 10 vjeç të Leonorës, vendim që nuk u zbatua asnjëherë nga ish-bashkëshorti, pavarësisht ndëshkimeve që parashikohen në të tilla raste.Ndërsa ka trokitur dyerve të institucioneve shtetërore, nëna e tre fëmijëve bën apel në Ora News që të vegjlit e saj të kenë mundësinë e një jete më të mirë./Oranews.tv/