Kosovë-Disa mijëra persona nga e gjithë Kosova protestuan në Prishtinë për të kërkuar shkarkimin e ministrit serb Aleksandar Jabllanoviç dhe mbajtjen e ndërmarrjes së Trepçës nën administrimin e Kosovës. Me pankarta “Jabllanoviç jashtë", "Mustafa, argat i Serbisë", "Trepça është e jona", etj, protesuesit akuzuan kryeministrin Isa Mustafa pse nuk po shkarkon ministrin serb, i cili i quajti "egërsira" nënat gjakovare që protestonin për familjarët e zhdukur gjatë luftës.Por protesta nuk shkoi aq e qetë sa ishte paralajmëruar, pasi disa prej të pranishmëve sulmuan gurë e sende të forta godinën e qeverisë duke thyer xhamat dhe duke shkaktuar dëmtime të tjera. Për të ruajtur qetësinë, në krye të turmës doli lideri I vetëvendosjes, Albin Kurti, I cili pas thirrjes për vetëpërmbajtje lëshoi një ultimatum të fortë ndaj kryeministrit të Kosovës. Së pari lideri I vetëvendosjes I la afat 48 orë për të shkarkuar ministrin serb, ose përndryshe kosovarët zbresin sërish në shesh ditën e martë dhe kërkoi dorëheqjen e tij për shkak të ligjit për ndërmarrjen e TrepçësPor fjalimi I Kurtit duket se bëri efektin e gabuar, pasi disa protestues u bënë me të dhunshëm pas përfundimit të manifestimit. Ata qëndruan vijuan sulmin ndaj godinës së kryeministrisë dhe ndërtesave të tjeraPër ti vënë në kontroll u desh ndërhyrja e forcave speciale të cilët përdorën gazin lotsjellës dhe forcën duke arrestuar tre persona dhe ndaluar disa të tjerë. Pasoja e të gjithës ishte 19 policë dhe dy protestues të plagosur.Situata u qetësua në orët e mbrëmjes dhe erdhën reagimet e para. Presidentja Jahjaga e konsideroi protestën demokratike, por u kërkoi organizatorëve të distancohen nga ata që sulmuan institucionet. Ndërsa kryeministri Mustafa u ka dërguar protestuesve mesazhin se Jabllanoviçi nuk është problemi më i madh i Kosovës.
Ora 16:35 Policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërhyrë ndaj protestuesve që po gjuanin gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë.
Baki Kelani, ka thënë se qëllimi i policisë nuk është që të sulmojë qytetarët, mirëpo në rastet kur protestuesit janë të dhunshëm, ndërhyrja është e pashmangshme, raporton Koha.net.
Ora 15:40 Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Isa Mustsfa.
Kurti ka thënë se nëse Isa Mustafa s’e largon Jabllanovicin nga Qeveria atëherë duhet të jap dorëheqje edhe Kryeministri Mustafa.
Albina Kurti: “Qeveria i ka ditët e numëruara. Një qeveri që nuk i ka punët mirë me minatorët dhe studentët i ka ditët e numëruara”, ka thënë ai.
Ora 15:30 Protestuesit kanë filluar ta sulmojnë Policinë e Kosovës, e cila ka rrethuar objektin e Qeverisë.Ata po gjuajnë me sende te ndryshme ne drejtim të tyre, derisa organizatorët po mundohen ti qetësojnë ata, raporton Gazeta Express.
Ora 14: 20 Mijëra protestues pasi janë mbledhur para Bibliotekës Kombëtare janë nisur drejt godinës së qeverisë në protestë kundër ministrit Jabllanoviç dhe në mbrojtje të Trepçës.
Mediat kosovare raportojnë se aty janë parë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, deputet dhe kryetar të komunave. Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa shtesë për mbrojtjen e institucioneve të shtetërore duke vendosur kordonë para objekteve të Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës.

Pjesemarrja e shume partiveProtesta nisi në orën 14 00 është organizuar nga shoqata "Thirrjet e Nënave" nga Gjakova por shumë parti politike dhe organizata jo qeveritare paralajmëruar pjesëmarrjen.Partitë që kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë në protestë janë Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, Bashkimi Demokratik,Lëvizja e Re Demokristiane, organizatat e luftës së UÇK-së, Instituti Demokratik i Kosovës, Sindikata të punëtorëve, si dhe disa prej organizatave studentore.Protesta të ngjashme janë mbajtur në Gjakovë, Gjilan, Deçan, Malishevë, Krushë e Madhe, etj.Ministri për Kthim dhe Komunitete Aleksandër Jabllanovic i ka quajtur egërsira nënat gjakovare të cilat po protestonin kundër vizitës së disa pelegrinëve serbë në kishën e qytetit të Gjakovës.Ndonëse Jabllanovic ka kërkuar falje pas disa ditësh, protestuesit nuk e pranojnë faljen por kërkojnë nga kryeministri Isa Mustafa që ta shkarkojë Jabllanovicin nga posti i ministrit.

Oranews.tv