Shkup, ish-drejtori i Shërbimit Sekret akuzohet për pornografi me të mitur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2015, 09:39
Në Maqedoni është arrestuar ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Zoran Verushevski.Prangosja e tij është kryer mbrëmjen e 23 janarit 2015.Sipas portalit Press24, Verushevski dyshohet për disa vepra të rënda penale, mes tyre posedim i paligjshëm i armëve dhe për pornografi të mitur.Ky portal bëri të ditur se autoritetet e MPB-së kanë konfirmuar arrestimin e tij, dhe se ai është dërguar para gjykatësit hetues.Zoran Verushevski ka qenë kuadër i partisë opozitare LSDM, dhe ish-drejtor i shërbimit sekret i njohur si DSK.