Ndryshimi i buxhetit, debate midis ish-Ministrit dhe Ministrit aktual
Mbledhja e e parë për këtë vit e Komisionit për Ekonominë dhe Financat ka nisur me diskutime të nxehta për ndryshimin e buxhetit të shtetit për vitin 2014. Ministri i Financave ka prezantuar rishpërndarjen e fondeve, të cilat opozita i ka quajtur të panevojshme, duke rreshtuar mes të tjerash mungesën e shërbimeve për qytetarët.Shkëlqim Cani: “ Akti normativ në fakt ka tre objektiva, të bëjë një rialokim të fondeve të shpronësimit prej 1.5 miliard lekë, synon të mbështesë sektorin e energjisë po kështu me një fond huaje prej 1.5 miliard lekë si dhe për një shumë afro 3 miliard lekësh ka bërë rialokime në zërat e shpenzimeve në mënyrë që ato që ishin më të avancuara dhe më të mundura për tu realizuar brenda 2014 të bëhen”.Ridvan Bode: “ Lexohet në shifrat e buxhetit. Sjellja e këtij akti në Parlament është i panevojshëm. Qeveria me aktet e veta e kishte të mundur të bënte këto ndryshime nëse bëhet fjalë për të kaluar në fondin e shpronësimeve 1.5 miliard lekë nga një zë i kursyer në Minisitrinë e Financave që është diku tek 38-40 miliard lekë dhe në një zë në Ministrinë e Punëv e Publike ku është në nivelin e 25 miliard lekëve. Në fund të vitit për të zgjidhur një çështje apo për të bërë një shërbim publik ndaj qytetarëve, pensionistët prisnin me shumë dëshirë një shpërblim për festat e fundvitit, administrata po ashtu të cilës nuk i është rritur rroga prej dy vitesh, mund të kishte marrë një shpërblim për fundvit sepse ia njeh ligji dhe fondet po ashtu ishin të planifikuara të paktën për administratën në nivelin minimal. Dhe ishte e mundur që me një akt normativ të rialokoheshin ato gjasmë kursime të interesave që dihet se përse janë kursime”.Mosrealizimi i investimeve si dhe pyetjet se nga cilat Ministri do të dalin fondet dhe arkës së kujt Ministrie do t'i shtohen, kanë qenë në fokus të polemikave të ngritura nga deputetë të opozitës.Në mbledhjen e saj të parë rreth tryezës së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, opozita ka refuzuar të votojë aktin normativ.