"21 Janari" i katërt në bulevard, vetëm lule pa drejtësi. Rama ceremoni të mbyllur me familjarët e viktimave

Tiranë- Katër vjet zvarritje të shpresës për drejtësi duket se kanë zbehur dëshirën për tu përballur me politikën.Erdhën të veçuar familjet e 4 viktimave të 21 janarit, në një ballafaqim të mbyllur për kamerat me kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të qeverisë.Pas më shumë se 30 minutash, bashkë me Ramën familjet kryen ritualin e homazheve për të katërtin vit radhazi.Fillimisht tek Ziveri Veizi.E ëma e kujton Hekuran Dedën.Në vitin e dytë qeverisës, familjarët i kërkojnë Ramës të mbajë premtimin për drejtësi. Ndërkohë të njëjtën kërkesë ka edhe Rama.“ E di qeveria atë punë. Kemi shpresa se do ta zbardhë qeveria” thotë vëllai i Hekuran Dedës..“Kanë kaluar 4 vjet dhe drejtësia nuk po funksionon. Ne mendojmë se është ndikimi i politikës ajo që e frenon hetimin e çështjes. Pa një drejtësi për 21 janarin nuk do të ketë drejtësi për Shqipërinë në të ardhmen" tha xhaxhai i Aleks NikësHomazheve iu bashkuan deputetë dhe Ministra, mes tyre edhe LSI-ët Edmond Panariti e Lefter Koka, ndërkohë që kreu i tyre Ilir Meta edhe këtë vit ndodhej për vizitë jashtë Shqipërisë.Pas respektit ndaj viktimave, kryeministri Edi Rama u kthye në zyrën e tij, duke përshkuar bulevardin i vetëm.Teksa familjarët u drejtuan për drekqë në vilën qeveritare, Ministrja e Shtetit,Ermonela Felaj, deklaroi vendimin e qeverisë për lidhjen e një pensioni për familjarët pa sqaruar sa do të jetë ky pension dhe pa dhënë përgjigje për dëmshpërblimin prej 14 milion lekë të rinj që kanë kërkuar familjet e viktimave.Ermonela Felaj: “Nëse krimi shtetëror që mori jetën e katër qytetarëve të pafajshëm po vonon të zbardhet nga drejtësia, ne, pasi kanë kaluar plot katër vjet, i bëjmë thirrje drejtësisë të veprojë.Qeveria shqiptare sot ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm, për të pajisur me pension të veçantë familjarët e të vrarëve të 21 Janarit.Ky është hapi i parë ligjor përmes të cilit shteti shqiptar merr përsipër përgjegjësinë e plotë për vrasjen e katër qytetarëve shqiptarë, në bulevardin kryesor të Tiranës”[caption id="attachment_453298" align="alignright" width="640"]21 janari 2015 Homazhet para kryeministrise 21 Janar 2015[/caption][caption id="attachment_453297" align="alignright" width="640"]21 janari 2015 Homazhet para kryeministrise per nder te 4 viktimave 21 Janar 2015[/caption][caption id="attachment_453296" align="alignright" width="640"]21 janari 2015 Homazhet para kryeministrise per nder te 4 viktimave 21 Janar 2015[/caption]Mark Nika foli në  intervistë telefonike për Ditë e Re në Ora Newsaleks nik OKMë herët, Mark Nika xhaxhai i Aleks Nikës, njëri prej katër personave të ekzekutuar më 21 janar në një intervistë telefonike për gazetarin Edvin Peçi sot në mëngjes në “Ditë e Re” të Ora News, tha se drejtësia nuk dha drejtësi dhe përveç dhimbjes së humbjes ndihen të dëshpëruar. Megjithatë shtojnë se nuk do heqin dorë derisa: Vrasësit të vihen para drejtësisë.“Ne jemi të dëshpëruar sepse drejtësia për këtë çështje nuk funksionoi. Humbëm besimin te drejtësia sepse vrasjet e kryera më 21 janar ishin politike.Opozita e sotme (maxhorance dje) është mësuar ta kthejë gjakun në mall, ka ndërhyrë në drejtësi. Është e vështirë se ka kaluar kohë e gjatë. Po shpërsojmë që maxhoranca do të gjejë rrugë ligjore të hetojë çështjen dhe vrasësit të shkojnë drejt drejtësisë. . Unë nuk jam dakord me pesimizmin pasi ne vetë do gjejmë rrugën edhe Europa do të ndërhyjë. Në takimin që zhvilluam me eurodeputetin Knut Fleckenstein na premtoi se në PE do të ngrihet si çështje e do i bëjmë një rezolutë për të hetuar cështjen me objektiviteti ashtu sic ka kërkuar Europa.”Në protestën e 21 Janarit kundër qeverisë që në atë kohë drejtohej nga Sali Berisha, humbën jetën 4 demonstrues, Aleks Nika, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Ziver Veizi.Për këtë ngjarje, është dënuar me një masë të butë vetëm kreu i atëhershëm i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo, të cilët aktualisht janë të lirë.Po kështu gjykata ka dënuar edhe 120 protestues, me verdikte deri në 1 vit burgim.Drejtësia nuk ka thënë fjalën e saj se kush e dha urdhërin për të qëlluar me plumba të vërtetë ndaj protestuesve, kush fshiu filmimet e 21 janarit në kryeministri dhe kush vrau Aleks Nikën. /Oranews.tv/