Adriatik Zotkaj: Provokohem në prag fushate elektorale

Dy ditë pas ngjarjes në Poliçan, ku kryebashkiaku i këtij qyteti Adriatik Zotkaj u denoncua për dhunë, ka reaguar ky i fundit. Zotkaj pasi ka kërkuar ndjesë për veprimet e tij, të gjithë incidentin e lidh me politikën. Në rrjetin social facebook ai shkruan se në çdo prag fushatë familja e tiij dhe ai personalisht provokohen.Duke e quajtur provokim, Zotkaj shkruan se ata që stisën këtë farsë përgjigjen do ta marrin më 21 qershor."Ndjej detyrimin moral dhe qytetar te shkruaj dy fjale per ngjarjen e ndodhur ne Polican.Nuk u duket cudi qe ; Ne cdo prag fushate une dhe familja ime provokohemi ?!!Kerkoj ndjese per veprimet e mia ! Por a ka ndonje prind qe nuk do mbronte femijen e tij?!!Pergjigjen me te mire per "ata " qe provokuan , stisen, fryne dhe politizuan gjithe kete farse , do ta marrin ne 21 Qershor ashtu sic e kane marre gjithmone", shkruan në FB Adriatik Zotkaj.Një ditë më parë për Adriatik Zotkaj nisi procedimi penal për për ushtrim dhune, prishje të qetësisë publike dhe për shpërdorim detyre.Zotkaj u denoncua ditën e djeshme nga një mjek familje për ushtrim dhune përpara Qendrës Shëndetësore në Poliçan.adriatik zotkaj