Romë, shpërthim i fuqishëm në një pallat, 1 i vdekur 13 të plagosur

Itali-Një pallat u përfshi nga flakët sot në mëngjes në Romë duke shkaktuar një të vdekur dhe 13 të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 3:00 të mëngjesit në zonën e quajtur Palmiro Togliatti. Viktima është një 50 vjecar nga Napoli, ndërsa të  plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore.Sipas mediave italiane, njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes shkuan  forca të shumta policore dhe gjashtë zjarrfikëse për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.Viktima u gjet nga forcat zjarrëfikëse në banjën e një prej apartamenteve në katin sipër banesës që u përfshi nga flakët. Shpërthimi ka frikësuar banorët përreth zonës , ndërkohë që janë dëmtuar edhe disa makina të parkuara afër pallatit. Disa dëshmitarë rrëfejnë se nga paniku, dy persona janë hedhur nga dritarja e apartametit të tyre.Sipas informacioneve të deritanishme, më së shumti hipoteza të pakonfimuara plotësisht,  shpëthimi ka ndodhur në një apartament në katin e parë të ndërtetsës, në të cilin nuk banonte njeri dhe është shkaktuar nga një bombul gazi, e cila u gjet nga zjarrëfikesit.Është zbuluar se një person 80 vjec, i cili banonte më parë në këtë apartament është dëbuar prej aty dhe prokuroria ka hapur hetimet për të kuptuar arsyen e dëbimit të dhunshëm.Hetuesit kanë gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes, pikëririsht në një maikën ta pasrkuar ngjitrur me pallatin,  një pusullë në të cilën shkruhej: Zoti nuk do të lejojë ta gëzoni shtëpinë, sepse jeni hajdutë.