Mogerini kërkon bashkëpunim me vendet arabe për të luftuar terrorizmin
Terrorizmi ka vënë në shënjestër shumicën e myslimanëve nëpër botë, kështu që Europa dhe vendet arabe duhet të bashkëpunojnë për ta përballuar këtë çështje sëbashku.Ky është mesazhi i përfaqësues së lartë të Bashkimit Europian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Federika Mogerini, pas takimit të sotëm me Ministrat e Jashtëm të Bllokut 28-vendësh.Në konferencën për shtyp, Mogerini tha se do të ketë plane specifike antiterror dhe projekte të përbashkëta me Turqinë, Egjiptin, Jemenin dhe shtete të tjera, por nuk dha më shumë detaje."Nevojitet shkëmbim informacioni, jo vetëm brenda BE-së, por edhe me vende të tjera, duke nisur nga Mesdheu dhe bota arabe. Duhet edhe më shumë bashkëpunim brenda Bashkimit Europian, me popullsinë muslimane dhe minoritetet e tjera. Duhet të përmirësojmë aftësitë tona për të folur e shkruar arabisht, si dhe për të dëgjuar mesazhet që vijnë nga bota arabe".Në mbështetje të nismës së ndërmarrë, Mogerini firmosi edhe një memorandum bashkëpunimi mes BE-së dhe Ligës së Shteteve Arabe, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Nabil El-Arabi.Gjatë ditës, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian u takuan për të diskutuar rreth kërcënimit terrorist pas sulmeve në disa shtete europaine.Europa është në gadishmëri të lartë pasi një atentat terrorist në Belgjikë dështoi, ndërsa 17 persona u vranë në Paris.Në Bruksel, 28 Ministrat diksutuan shqetësimin për kthimin e europianëve të radikalizuar të cilët kanë marrë pjesë ne lufrat ne Irak dhe Siri.Siqodoftë ata nuk morën asnjë vendim konrket, pasi pritet që kjo të ndodhë në Samitin e posaçëm kundër terrorizmit që do të mbahet në Londër më 12 shkurt, ku përveç anëtarëve të BE-së do të jetë edhe Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri.