Tiranë, shkëndija elektrike djeg tregun industrial në Kombinat
Tregu industrial në Kombinat u dogj mbrëmjen e së hënës. Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu tregun duke shkaktuar dëmë të konsiderueshme, por fatmirësisht pa të lënduar.Burime policore thanë se vatra e zjarrit fillimisht është shfaqur në një prej njësive tregtare dhe më pas është përhapur edhe tek të tjerat aty pranë.Flakët e mëdha kanë vënë në alarm njësitë e zjarrfikëseve, ku në vendngjarje kanë mbërritur 6 të tilla dukë bërë të munduar shuarjen e flakëve.Në vendngjarje shkuan edhe forcat e policisë dhe autoambulanca. Të dhënat e para hetimore tregojnë se shkak për rënien e zjarrit mund të jetë bërë një shkëndije elektrike. [caption id="attachment_452517" align="alignnone" width="655"]
“Në foto: Tregu i ushqimores në Kombinat ku u regjistruan dy vatra zjarri)[/caption]