Zgjedhjet vendore, Boçi: Opozita betejë në tre fronte me qeverinë

Një beteje në tre fronte do jete ajo e opozitës me qeverinë në këtë vit elektoral.Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, tha se strategjia e opozitës nis me betejën në Kuvend me shumicën parlamentare.Së dyti në gjithë Shqipërinë duke i dalë qytetarëve në krah, por edhe me protesta, sa herë shqiptarët do ti kërkojnë ato.“Kjo opozitë komplekse është proçes terësor. E fortë në parlament duke atakuar të gjitha ato v vendime atikushtetuesedhe antiligjore. Sigurisht një opozitë e fortë që përballet me problemet e qytetarit duke bashkëbiseduar ngushtë me të. Sigurisht dhe një opozitë që presupozon dhe angazhimin qytetar në protesta të kërkuar tashmë nga qytetarët”.Në studion e Ora News, deputeti Boçi, u ndal edhe në kryesfidën e Kuvendit, dekriminalizimin, duke deklaruar se në radhët e shumicës ka 19 deputetë të inkriminuar.“Janë 19 deputetë të mazhorancës të inkriminuar. Opozita nëse do të evidentojë elementë të tillë është e gatshme që të ndërmarrë dhe ajo veprimin e parashikuar nga ligji”.Boçi foli në Ora News edhe për zgjedhjet lokale duke këmbëngulur tek refuzimi i ndarjes aktuale të territorit, që sipas tij është bërë për qëllime elektorale.