Shkodër, maturantët e "Prenk Jakovës" në protestë për mungesën e ngrohjes

Shkodër-Maturantët e shkollës së mesme kombëtare artistike "Prenkë Jakova" në Shkoder bojkotuan mësimin në shenjë proteste. Ata kërkojnë që të merren masa ndaj mungesës së ngrohjes, pasi zhvillimi i mësimit në të tilla kushte është i papërshtatshëm.Por pretendimet e nxënësve, drejtori i shkollës Anton Kaftalli i hedh poshtë, pasi sipas tij shkolla ka ngrohje. Megjithëse kaldaja ka dalë jashtë funksioni, ai sqaron se janë marrë masa të përkohshme me gaz dhe energji elektrike.Mësuesit e quajnë të rrezikshme ngrohjen me gaz dhe në të njëjtën kohë në shkollat ku ka kaldaja, pranojnë se sasia e lëndës djegëse është e pamjaftueshme për këto ditë të ftohta dimri.Më problematike situata bëhet në ditët me temperatura nën zero, për klasat fillore dhe fëmijët e kopshteve.Bashkia ka siguruar për shkollat e qytetit gazin e lëngshëm, ndërsa në rrethina komunat kanë raportuar probleme për mungesë fondesh.