Hashim Thaçi pritet në Mal të Zi me thirrjet “Vrite, vrite shqiptarin”

Zvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi është pritur me protesta në Mal të Zi dhe me thirrje nacionalistë për shqiptarët.Protestuesit, të cilët kishin përballë forca të shumta policore, thanë se Thaçi nuk e ka vendin në Mal të Zi, por në gjykatë të Hagës, raporton televizioni shtetëror malazez, RTCG.“Vrite, vrite shqiptarin”, “Kosova është zemra e Serbisë”, ishin vetëm disa nga parullat që protestuesit i mbanin në duar. Ata gjithashtu ekspozuan disa fotografi, sipas tyre, të civilëve të rrëmbyer dhe të vrarë gjatë periudhës kohore, 1998-2000.Zëvendëskryeministri i Kosovës, Thaçi, në kuadër të një vizite njëditore në Podgoricë, është takuar me ministrin e Jashtëm dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Igor Lukshiç.Gjithashtu ministri Thaçi takoi edhe kryeministrin malazez, Milo Gjukanoviç, presidentin Filip Vujanoviq si dhe me kryetarin e parlamentit, Ranko Krivokapiq