Franca në alaram, 12 të arrestuar mes tyre bashkëpunëtori i Culibaly
Franca vijon të jetë në alarm. Gjatë natës së kaluar, autoritetet franceze arrestuan 12 vetë të dyshuar se kanë ndihmuar militantët islamikë që të kryejnë vrasjet në Paris.Lajmi u konfirmua edhe nga Prokuroria e Parisit të premten në mëngjes dhe në mesin e tyre është edhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Ahmedi Kulibalit, terroristi që vrau një police dhe 4 pengjeve në supermarket.Policia franceze ka kryer operacione edhe në disa qytete të tjera franceze, si pjesë të hetimeve të intensifikuara pas sulmeve të javës së kaluar ku përveç vrasësve pati edhe 17 viktima.Arrestime janë kryer edhe në zonën Montrog në jug të kryeqytetit, ku Ahmedi Kulibali vrau policen bashkiake, një ditë pas sulmeve të vëllezërve Kuashi në redaksinë e "Charlie Hebdo".Ndërkohë ka rezultuar fals alarmi për bombë në stacionin hekurudhor "Gar de L'Est" i icli është hapur dhe ka nisur punën normalisht. Po gjatë paradites, një pjesë e mirë e mediave online franceze kanë dalë jashtë funskionit pasi dyshohet se janë sulmuar nga hakerat.Radio France Inter, Mediapart, "20 minutes", madje dhe Le Parisien, mes shumë mediave të tjera nuk kanë funksionuar për disa orë, dhe dyshohet se mund të jetë një sulm kibernetik.Kryeministri Manuel Vals ka deklaruar se kërcënimi terrorist është shumë i fortë dhe se policia është në gadishmëri të plotë."Kurrë më parë nuk ka qenë kaq i madh kërcënimi. Shteti Islamik mund të jetë në gjendje të bëjë atentatet të tjera në Europë, dhe kërcënimi nuk ka përfunduar me kaq", është shprehur ai.Nga ana tjetër, mësohet se komuna e Reims nuk pranon të varrosë dy vëllezërit terroristë, Said dhe Sherif Kuashi. Trupat e tyre dhe të Kulibalit kanë mbetur në morg dhe nuk është vendosur ende se ku do të varrosen.E gjithë Europa është në alarm, pas kërcënimeve të reja të shtetit islamik. Në Romë janë shtuar masat e sigurisë ndërsa 500 efektivë shtesë kanë dalë në rrugë dhe kanë marrë në mbrojtje ndërtesat qeveritare.