Zgjedhjet vendore 2015, PD: Në çdo pesë kandidatë, një do jetë grua

Ndonëse akoma nuk ka një vendim të prerë, do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore apo jo, Forumi i Gruas së Partisë Demokratike ka marrë premtimin e kryetarit se 50 % e kandidatëve për Këshill dhe 20 përqind për kryetarë të B ashkive do të jenë gra.Deklaratat kanë ardhur në formunin e hapur "Gruaja dhe rinia shqiptare sa larg dheafër Evropës”, forum që u përshëndet dhe nga kryetarja e Forumit të Gruas së Partive Popullore europaine Doris Pack.Ajo vlerësoi lart respektimin e kuotave gjinore në listat zgjedhore të partive politike, duke theksuar se fal ë kësaj praktike ajo ka qënë në nivele të larta vendimarrëse.Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, u dha ulimatum të gjitha partive politike që të respektojnë kuotat gjinore për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, në të kundërt do të përjashtohen.Ndërsa Avokati i Popullit, Igli Totozani, tha se kutat gjinore duhet të rriten duke, propozuar që parlamenti nga 140 deputetë, 70 të jenë gra.