Vrau të dashurën se s'i ngriti telefonin: Lashë emigracionin për të

29-vjeçari që vrau tre ditë më parë të dashurën e tij dhe plagosi rëndë vëllanë e saj nuk ka shfaqur shenja pendimi për krimin e kryer. Teksa ka dalë para togave të zeza për masën e sigurisë, që ka qenë burg pa afat, Klaus Sakolli u justifikua për krimin me fjalët "u ktheva nga emigracioni posaçërisht për të jetuar me Denisën, por familjarët e saj ishin kundër". 29-vjeçari ka rrëfyer se ishte grindur me 23-vjeçaren Denisa Demaj nga Kuçova dy ditë para se ta vriste dhe ajo nuk i hapte më telefonin.I qetë, pa familjarë që ta shoqëronin në gjykatë, Klaus Sakolli, 29 vjeçari nga Berati që akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij dhe plagosjen rëndë të vëllait të saj, ka dalë përpara togave të zeza, për masën e sigurisë.Nga ana e tij i akuzuari, që është mbrojtur nga një avokat kryesisht, pa asnjë pendim, e ka justifikuar krimin me dashurinë për vajzën, por prindërit e saj nuk e kishin pranuar lidhjen duke e kërcënuar se nëse do të rrinte me të, do ta braktisnin.29-vjeçari ka rrëfyer se ishte grindur me 23-vjeçaren Denisa Demaj nga Kuçova dy ditë para se ta vriste dhe ajo nuk i hapte më telefonin.Gjyqtari, Kostika Çorbanaqi, vendosi arrest në "burg pa afat" për "vraje në rrethana cilësuese" dhe armëmbajtje pa leje.Ngjarja për të cilën akuzohet Sakolli, ndodhi të martën në lagjen " Polovinë" në Kuçovë, ku mbeti e vrarë në banesën e saj 23-vjeçarja Denisa Demaj dhe u plagos vëllai i saj, Edison Demaj.I vërbuar nga xhelozia dhe inati, i riu ka rrëmbyer automatikun dhe ka shkuar rreth mesnatës së 12 janarit në banesën private të familjes Demaj, ku pasi ka hyrë brenda ka vrarë me një plumb në ballë 23-vjeçaren dhe ka plagosur rëndë vëllanë e saj, Eduard Demaj, i cili ka tentuar të mbrojë të motrën.Për fat të mirë autorit të krimit i është bllokuar arma, përndryshe mund të kishte përfunduar në një masakër për 5 anëtarët e familjes Demaj, që ndodheshin të gjithë në banesë.[caption id="attachment_451148" align="alignright" width="640"]45 Në foto: Klaus Sakolli në Gjykatë[/caption][caption id="attachment_449768" align="alignright" width="640"]Në foto: Viktima e vellai i saj (majtas) dhe autori i krimit (djathtas) Në foto: Viktima e vellai i saj (majtas) dhe autori i krimit (djathtas)[/caption]