Çudia shqiptare, në Tërthorë kapërcehet Rruga e Kombit me shkallë

Shtimi aksidenteve është bërë shkak për mbylljen e hyrje-daljeve në Rrugën e Kombit të hapura nga banorët e komunës Tërthore. Por banorët thonë se mungesa e mbikalimeve apo nënkalimeve i ka detyruar atë të gjejnë mënyra alternative për të kaluar nga një anë në anën tjetër të supërstradës. Ata ngrënë dhe shqetësimin e mungesës së shpronësimeve.Kukës- Rritja e numrit të aksidenteve rrugore, si pasojë e mungesës së mbi e nënkalimeve në gjithë gjatësinë e rrugës Kalimash-Kukës-Morin, ka bërë që institucionet përgjegjëse të mbyllin të gjitha hyrje-daljet e bëra nga banorët në zona të ndryshme.Por banorët e zonës, thonë se nuk kanë sesi të hyjnë apo dalin nga fshatrat e tyre pasi mungojnë mbikalimet, ndërsa shpjegojnë që edhe një që është ndërtuar është në një tokë të pashpronësuar.Ankesat e banorëve i mbështesin edhe vendorët, të cilët thonë se ndonëse kanë bërë kërkesa të herëpashershme, deri tani nuk ka ndërhyrë askush për ndërtimin e këtyre mbi e nënkalimeve.Në të gjithë gjatësinë e autostradës Kalimash-Kukës-Morin numërohen më shumë se 37 ndërhyrje të banorëve për hyrje- daljet në autostradë, përmes të cilave ata hyjnë apo dalin nga fshatrat në të cilët banojnë.Që nga koha e ndërtimit të autostradës, janë ndërtuar vetëm 3 mbikalime në zonën e Bardhocit, Gostilit dhe Mamzit.