Kerry nis takimet në Paris: Ndajmë dhimbjen me popullin francez

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka mbërritur në Paris të enjten, ndërsa në orët e para të së premtes u takua me presidentin francez, François Hollande, në Champs Elysee, për t'i shprehur mbështetjen pas sulmeve të javës së kaluar në Paris, ku humbën jetën 17 vetë.Në mesditë ai pritet të takohet edhe me kryetaren e bashkisë së Parisit, An Hidalgo, me të cilën do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se asnjë prej zyrtarëve të lartë të saj nuk ishin të pranishëm në marshimin e paqes të dielën në Paris për arsye sigurie, pas kritikave të shumta në adresë të tyre.Një ditë më parë, nga Bullgaria, Kerry tha së do të shkonte në Francë për t'i përqafuar parizienët dhe për t'u shprehur mbështetjen e popullit amerikan ndaj atij francez në këto ditë të vështira.