Thaçi në Mal të Zi, vizita e parë zyrtare, masa të larta sigurie
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur sot vizitën e parë zyrtare në Mal të Zi nën masa të rrepta sigurie.Qeveria Malazeze ka mobilizuar të gjithë mekanizmat e sigurisë, për pritjen e Thaçit ku më shumë se 1.200 policë janë duke u përkujdesur për sigurinë e ish- kryeministrit.Burime tëIndeksonline bëjnë të ditur se Thaçi do të udhëtoj me helikopter për në qytetin e Ulqinit. Për sigurinë e tij madje janë angazhuar edhe ushtarë.Kreu i diplomacisë kosovare axhendën e takimeve e ka nisur me homologun malazezas, Igor Lukshiç.Më pas, zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet edhe me kryeministrin, Milo Gjukanoviç, me presidentin Filip Vujanoviç si dhe me kryetarin e parlamentit, Ranko Krivokopiç.Në këto takime do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, shkëmbimin ekonomik, kulturor, për projekte të përbashkëta infrastrukturore, për bashkëpunimin rajonal dhe ndërtimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore.Zëvendëskryeministri Thaçi gjatë qëndrimit në Podgoricë do të takohet gjithashtu me përfaqësuesit kryesore të bizneseve malazeze, ku do të kërkoi më shumë shkëmbim tregtar mes bizneseve kosovare dhe atyre të Malit të Zi.Vizitën zyrtare ai do ta vijojë në Ulqin, ku në shenjë nderimi do të vendosë kurorë me lule në memorialin dedikuar të dëbuarve të luftës së Kosovës më 1999.Ndërsa më vonë, zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet me përfaqësuesit kryesorë politik shqiptarë, me të cilët do të bashkëbisedoj për gjendjen aktuale të shqiptarëve si dhe avancimin e drejtave të tyre në Mal të Zi.
