Lushnje, rishfaqet miu i arës, mijëra hektarë të mbjella të dëmtuara
Rishfaqja e kolonive të miut të arës në Lushnje ka sjellë dëme në masë në të mbjellat e fermerëve. Sipas tyre luftimi i tij është i vështirë, pasi mund të zhduket vetëm nëse helmohet në mënyrë të organizuar. Fermerët e Lushnjes i bëjnë thirrje Ministrisë së Bujqësisë të reagojë sa më shpejt, ndërkohë që rrezikohet i gjithë prodhimi me grurë i Myzeqesë.Lushnje- Miu i arave ka infektuar në masë siperfaqe të tëra bujqësore të mbjella me grurë dhe faragjere në rrethin e Lushnjes, ndërsa më e goditur është zona në fshatin Kemishtaj.Sipas fermerëve, individualisht nuk mund të luftohet zhdukja e kolonive, pasi puna duhet bërë e organizuar, por jo të gjithë kanë mundësi të helmojnë me preparate këta brejtës.Infektimi i sipërfaqjeve të mbjella në Kemishtaj nga miu i arave rritet çdo ditë. Deri me tani janë rreth 5.500 ha tokë të dëmtuara nga miu i arës.Sipas Drejtorit të Bujqësisë në Lushnje, Agim Rrasa, për problemin është vënë në dijeni edhe Ministria e Bujqësisë.Fermerët presin ndërhyrjen nga Ministria e Bujqësisë për të luftuar miun e arës, në të kundërt rrezikohet gjithe prodhimi vjetor në grurë dhe faragjerë, i zonës së Myzeqesë.