Tregtarët e Durrësit në protestë, kundërshtojnë taksat shtesë

Tregtarët e tregut industrial në Durrës kanë mbyllur aktivitetin ditën e sotme në shenjë proteste ndaj detyrimeve të reja që duhet të paguajnë për këtë vit. Tregtarët janë mbledhur para hyrjes së tregut dhe nuk kanë nisur punën.Ata kërkojnë të trajtohen si ambulantë. Tregtarët shpjegojnë se u ka ardhur një shkresë për tatimin e thjeshtuar në masën 250 mijë lekë të vjetra dhe bashkë me sigurimet shoqërore dhe detyrimet e tjera bëhet një shumë e papërballueshme.Tregtarët thonë se nuk përballohen detyrimet shtesë, pasi ka rënë ndjeshëm fuqia blerëse.Në të dy tregjet e Durrësit kanë qenë të punësuar afro 1200 tregtarë në total, por aktualisht ky numër është redukutuar në 750.Në lidhje me detyrimet e reja pritet të zhvillohet një takim në Prefekturë me drejtues të Tatimeve dhe pushtetit vendor për të diskutuar kërkesat e tregtarëve.