Arrestimet në Belgjikë, vendi nën masa të forta sigurie

Gjendja në Belgjikë vazhdon të mbetet e tensionuar, pasi një natë më parë dy vetë mbetën të vrarë nga një aksion blic i policisë belge në qytezën Vervier kundër një celule terroriste islamike që po planifikonte të kryente sulme në vend.Vendi i ngjarjes është rrethuar nga policia dhe njerëzit, edhe pse mund të kalojnë aty, pranojnë se janë të frikësuar dhe të shqetësuar për fatet e qytezës së tyre.Pas përfundimit të aksionit, kryeministri Sharl Mishel tha se Belgjika kishte rritur nivelin e gjendjes së alertit në shkallën e tretë nga katër të mundshme."Vendimi u mor pas takimit me dy Ministrat. Nuk jemi në dijeni të ndonjë kërcënimi konkret, por duke parë gjendjen menduam që të rrisnim nivelin e kujdesit dhe vigjilencës. Konkretisht kjo do të thotë se masat e sigurisë dhe mbrojtjes janë shtuar".Një javë pas sulmeve në Paris, incidenti shtoi edhe më shumë frikën në Europë ndaj të rinjve myslimanë të radikalizuar që kthehen në vendet e tyre pasi kanë luftuar në Irak dhe Siri si pjesë e grupimeve terroriste si Shteti Islamik.Megjithatë, Prokuroi i çështjes në Belgjikë tha se hetimet për rastin e një nate më parë kishin nisur para 7 janarit dhe se dy të vrarët dhe i arrestuari për momentin nuk mendohej të kishin lidhje me autorët e ngjarjeve në Paris.Në Belgjikë ka rreth 500 000 myslimanë nga 11 milionë banorë në total. Shumica janë me origjinë nga vendet e Afrikës së Veriut dhe sikurse në Francë, një pjesë e madhe e tyre janë të pakënaqur me papunësinë dhe kushtet e jetesës në qyteza si Vervier, dikur qendër e madhe e industrisë tekstile.Belgjika mban vendin e parë në Europë për numrin e luftëtarëve për frymë të popullsisë që marrin pjesë në konfliktin sirian.Qeveria beson se rreth 100 vetë janë kthyer nga zonat e konfliktit ku kanë fituar përvojë në kryerjen e operacioneve ushtarake.40 të tjerë mund të kenë mbetur të vrarë, ndërsa 170 vazhdojnë të jenë pjesë e grupimeve ekstremiste në Irak dhe Siri.[caption id="attachment_451094" align="alignnone" width="620"]8 ( Në foto: dy terroristet e vrare, Redwane Hajaoui dhe Tarik Jadaoun)[/caption]