Kosovë-Shqipëri treg të përbashkët, njësohen standardet për miellin
Mielli shqiptar dhe ai kosovar tashmë do të kenë të njëjtat standarde, duke i dhënë kështu fund debateve lidhur me cilësinë e miellit që vjen nga Kosova. Pas këtij produkti po punohet edhe për njësimin e standardeve të qumështit, verës, mjaltit dhe patateve.Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave , Edmond Panariti, pas një takimi në Kosovë me homologun e tij Memli Krasniqi deklaroi se ky është bashkimi i vërtetë i tregjeve.“Ne heqim përfundimisht të gjitha ato barriera të cilat në mënyrë të panevojshme u bënë pengesë vitin e kaluar në lëvizjen e lirë të drithërave dhe të miellrave.Po sot unë pata rastin që t’i paraqes ministrit Krasniqi dhe propozimet tona për njehsimin e standardeve edhe për artikuj të tjerë ushqimorë duke filluar nga qumështi, verërat, mjafti, vaji etj.Presim që pala kosovare të japim opinionin e tyre në mënyrë që së shpejti të dalim edhe me një paketë të përbashkët të standardeve të sigurisë dhe cilësisë edhe për këto produkte”.Ndërkohë Ministri, Memli Krasniqi, deklaroi se ky bashkëpunim do të vijojë të zgjerohet në të ardhmen.“Do të avancohet edhe më tej në të ardhmen, në mënyrë që të kemi një lehtësim të komunikimit, një lehtësim të qarkullimit dhe një ndihmesë edhe për prodhuesit dhe bizneset në fushat që ne mbulojmë.Parimisht, ne, të dy palët mendojmë që raportet nëpërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jenë shembulli më i mirë i bashkëpunimit rajonal”.Në takimin e radhës dy Ministrat kanë diskutuar edhe për lehtësimin e lëvizjes së lirë të mallrave në të dy anët e kufirit.