Dogana ndihmon ILDKP për të hetuar pasuritë e doganierëve

Kush punon në doganë do të jetë i detyruar të bëjë deklaratën e pasurisë njësoj si cdo punonjës tjetër publik. Prej vitit 2003 punonjësve të Doganave nuk u kontrollohej pasuria edhe pse Doganierët janë akuzuar shpesh herë si të përfshirë në akte korruptive.Përmes një marrëveshje të firmosur ditën e sotme mes kreut të Inspektoriatit te Larte te Deklarimit te Pasurise dhe Kontrollit te Interesave, Shkëlqim Ganaj dhe Drejtores së Përgjithshme të Doganave, Elisa Spiropali, do të nisë shumë shpejt kontrolli i pasurisë dhe hetimi i saj në rastet e nevojshme.Kreu i ILDKPKI-së, Ganaj, theksoi se ky bashkëpunim është në kohën e duhur“Ky nivel bashkëpunimi është në kohën e duhur, në mënyrë që për të gjithë zyrtarët që do të gjenden në shkelje të ligjit përvec kallëzimit penal në organin e prokurorisë, të meren masa administrative me largim nga puna, sepse zyrtarët nuk mund të qëndrojnë në poste shtetërore nëse gjenden me fshehje pasurie apo konflikt interesi”.Drejtorja e Doganave, Elisa Spiropali, bëri të ditur se marrëveshja bëhet me synim marrjen e masave displinore ndaj personelit doganor që Inspektoriati e ka evidentuar apo propozuar për masa administrative ose edhe kallëzim penal.