Pogradec, punonjësit e pastrim-gjelbërimit në protestë, prej 3 muajsh s’marrin pagat
Mungesa e pagesës prej 3 muajsh ka nxjerrë në protestë 35 punëtorët e pastrim gjelbërimit në Pogradec. Ata akuzojnë Bashkinë se nuk ka shlyer detyrimet ndaj firmës që ka fituar tenderin, që kjo e fundit të kryejë detyrimet ndaj punëtorëve. Punëtoret nuk mund ti drejtohen Gjykatës pasi nuk kanë kontrata pune. Pogradec-Prej disa ditësh 35 punonjës të pastrimit protestojnë para Bashkisë së Pogradecit pasi nuk janë paguar prej 3 muajsh. Mosshlyerja e detyrimit ka ardhur pasi firma e pastrimit nuk është paguar nga bashkia që prej korrikut të 2012-ës.Ndërsa sipas N/Kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, firma është paguar brenda mundësive të bashkisë.Në një komunikim me telefon, administratori i firmës, Ferzi Hoxhallari, rikonfirmoi se nuk janë paguar prej 2012-ës, gjë e cila faktohet edhe nga ky dokument.
Por sikur të mos mjaftonte vonesa e pagesës, 35 punonjësit rrezikojnë të mbeten të papunë pasi tashmë tenderin e pastrimit e ka marrë një tjetër firmë. Ndërsa nuk munden as t’i drejtohen gjykates pasi nuk kanë kontrata pune.