Lezhë, parkingje me pagesë, vendoset për rrugët kryesore të qytetit

Këshilli bashkiak i Lezhës miratoi vendosjen e pagesës 50 lekë për parkingjet e automjeteve në rrugët dhe sheshet e qytetit. Ky vendim i miratuar vetëm nga këshilltarët e majtë është shoqëruar me debate nga përfaqësuesit demokratë në Këshill, të cilët theksuan se pasojat bien mbi qytetarët.Lezhë- Vetëm brendësitë e lagjeve të Lezhës do t'u përkasin qytetarëve, pasi parkingjet në rrugët dhe sheshet e këtij qyteti do të jenë me pagesë për të gjithë ata që dispunojnë një automjet.Këshilli bashkiak i Lezhës ka miratuar vendosjen e pagesës për parkingjet në rrugët kryesore të qytetit, ndërkohë që të djathtët kanë qenë kundër.Kreu i këshilltarëve demokrat, Tonin Uldedaj, e ka konsideruar këtë veprim abuziv, ndërsa tha se pasojat bien në kurriz të qytetarëve të Lezhës.Kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tushaj, e ka mbrojtur projektin, pasi sipas tij do të ndikojë në normalizimin e trafikut në qytet.Pas miratimit në Këshillin Bashkiak të Lezhës të gjithë parkingjet do ti jepen një firme private me konçension, ndërsa tarifa që do të paguajnë qytetarët për parkimin e automjetit do të jetë 500 lekë të vjetra në orë.