Kontrolli shëndetësor bazë, Shehu: Do prishim kontratën me firmën sapo të vimë në pushtet
Nëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare rikthejnë në pushtet të djathtën, Partia Demokratike do të prishë kontratën konçensionare me firmën private të kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë për chekinin e popullatës.Një fakt i tillë u deklarua nga ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, aktualisht kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike.I ftuar në “Tonight Ilva Tare”, Shehu akuzoi Ministrin Beqaj se e ka dhënë koncensionin për 10 vjet kur e majta mund të mbaroj mandatin qeverisës dhe për më tepër i është dhënë një kompanie që nuk është specializuar në këtë sektor.“ Ta dëgjojë edhe firma që e ka fituar që ne ditën që do të fitojmë nuk do ta zbatojmë këtë kontratë sepse për ne është jo transparente, jo e qartë, jo rentabël, jo në përputhje me interesat e shëndetësisë shqiptare dhe jo në përputhje me rentabilitetin që duhet të kenë investimet e mëdhaja në shëndetësinë shqiptare”tha ai.“Investimin për kontrollin shëndetësor bazë që ka filluar të zbatohet dhe është në momentin e parë rreth 14-15 milion dollarë e bën një kompani private. Në çdo qendër shëndetësore shqiptare” deklaroi Beqaj.Ndërsa në listën përfundimtare të specializante ministri Beqaj tha se nuk do të ketë shtesa.Përfundimisht, bluzat e bardha do të testohen, nuk do të ketë largime të mjekëve nga puna.Rezultatet e testimit për infermieret e do të publikohen në shkurt, ndërsa për mjekët në mars.