Lirohen pas 6 muajsh peng dy vajzat italiane të rrëmbyera në Siri
Greta Ramelli dhe Vanessa Marzullo, vullnetare italiane të rrëmbyera në Siri janë liruar pas 6 muajsh peng. Lajmi është konfirmuar nga autoritet italiane, dhe pritet që shumë shpejt të arrijnë në vendin e tyre të lindjes.“Vanessa Marzullo dhe Greta Ramelli janë të lira dhe së shpejti do të kthehen në Itali," shkruan zyra e kryeministrit Matteo Renzi në twitter.Informacionet e fundit rreth vajzave erdhën në dhjetorin e 2014, nëpërmjet një video të publikuar online dhe në të cilën vajzat bënin thirrje për ndihmë.“Jemi Greta Ramelli dhe Vanessa Marzullo. I lutemi qeverisë tonë të na sjellë përsëri në shtëpi para krishlindjeve. Jemi në rrezik të madh dhe mund të na vrasin”, deklaronin vajzat në video të veshura si myslimane.Vajzat do të priten nga kryeminsitri italian, Mateo Renzi, në momentin që do të arrijnë në Romë. Por gëzimi i madh është i prindërve, të cilët përjetuan 6 muaj ankth për jetën e vajzave të tyre.Salvatore Marzullo, babai i Vanessës shprehet i emocionuar mënjëherë pas lajmit për lirimin e tyre, kurse nëna Greta thotë se mezi pret të përqafojë të bijën.Por pas këtij lajmi të mirë dhe shpëtimit të dy jetëve ngrihen polemika të mëdha. Flitet për një shifër të majme që shteti italian ka paguar në këmbim të lirisë së vajzave vullnetare të rrëmbyera në Siri nga ektremistët.Sekretari i përgjithshëm i “Lega Nord”, Salvini deklaroi se nëse kjo ka ndodhur, do të ishte një turp për Italinë, pasi në këtë mënyrë legjitimon vrasjet e terroristëve.