Sondazhi i Dielli.al: Ylli Ndroqi personazhi i vitit 2014 në biznes
Tiranë – Edi Rama, Ylli Ndroqi, Aurela Gaçe dhe Alban Hoxha janë “personazhet e vitit 2014”.Në sondazhin 20 ditor, i organizuar nga media on-line Dielli.al, u votua për 40 personalitete të njohura në Shqipëri, në katër fusha: Politikë, Biznes, Kulturë-Meida dhe Sport.Gara më e fortë u shënua në fushën e Kulturës dhe Medias, ku pati më shumë vota dhe pikë.Këngëtarja Aurela Gaçe dhe shkrimtarja Mira Meksi kanë qenë në një konkurrencë të egër deri në mbrëmjen e 30 dhjetorit.Ndërsa në politikë, ka kryesuar Edi Rama, i ndjekur nga deputeti Mark Frroku, kryetar i PKD-së dhe kryetari i Kuvendit, njëherësh kreu i LSI-së, z. Ilir Meta.Në fushën e biznesit ka kryesuar Ylli Ndroqi, një nga sipërmarrësit më të suksesshëm të medias gjatë këtij viti. Ai ka qenë në garë të fortë me drejtuesin e Albtelecom Dr. Erkan Tabak.Ndërsa mes 10 personaliteteve të sportit ka spikatur Alban Hoxha, i cili ka qenë në krye gati gjatë gjithë kohës së sondazhit tonë, duke triumfuar edhe mbi mjeshtrat e kombëtares, si Lorik Canaj apo edhe “yjet e shuara të peshëngritjes shqiptare”.PERSONAZHI I VITIT 2014 NË BIZNESYlli NDROQI - pikët: 5507Dr. Erkan TABAK, pikët: 3030Muhammad YUNUS, pikët: 1237Vjollca HOXHA, pikët: 1233Samir MANE, pikët: 1213Vasil NAÇI, pikët: 1205Nikolin JAKA, pikët: 1137Edmond LEKA, pikët: 1128Shefqet KASTRATI, pikët: 1072Avni PONARI, - pikët: 998