"Nga ilirët te shqiptarët", Neritan Ceka boton studimin për trojet shqiptare

“Nga ilirët te shqiptarët” është botimi më i ri i studiuesit dhe arkeologut Neritan Ceka. Libri trajton me detaje prejardhjen e shqiptarëve të sotëm dhe është i botuar edhe në gjuhën angleze.Tiranë- Një studim mbi trojet shqiptare të lashtësisë vjen i unifikuar në librin më të ri të arkeologut dhe studiuesit prof. Neritan Ceka.Libri "Nga ilirët të shqiptarët" i botuar në shqip dhe anglisht trajton me detaje prejardhjen e shqiptarëve të sotëm nga ilirët, një nga popullësitë më të vjetra të rajonit.Në një atmosferë të ngrohtë miq, familjarë e kolegë u njohën me librin më të fundit mbi historinë e ilirëve, falë një pune kerkimore disa vjeçare, ku analizohen shqiptarët e 6000 viteve më parë që nga periudha e Neolitit.Libri i 14-të i profesor.Neritan Cekës vjen si një gur themeli për kërkimet e ardhshme.