Klerikët shqiptarë, në numrin e fundit të Charlie Hebdo FOTO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2015, 19:57
Karikaturistëve të gazetës satirike “Charlie Hebdo”nuk u ka shpëtuar marshimi krah për krah i katër përfaqësuesve të komuniteteve fetare shqiptare në Paris.Nën moton “Je suis Charlie” (Unë jam Charlie) dhe me një mbishkrim sipër “Nouveaux Amis” (Miqtë e rinj), karikatura e katër klerikëve ishte pjesë e numrit të fundit të gazetës, e cila ka thyer rekord shitjesh.3 milionë kopjet e “Charlie Hebdo” të botuara këtë mëngjes, me karikaturën e profetit Muhamed duke qarë dhe duke thënë “U a kemi falur të gjitha!”, kanë mbaruar për disa minuta, siç raportojnë mediat botërore.Dhe 2 milionë kopje të tjera janë porositur për printim për të plotësuar kërkesën.
