Rama në Elbasan: Sistemi shëndetësor ka falimentuar
Kryetari i Partisë Socialisti Edi Rama ka deklaruar sot se sistemi i shëndetësisë i bazuar në kontribute ka falimentuar ndërsa ka shtuar se cilësia e shërbimit në spitale është shumë e ulët.Në një tryezë të organizuar për shëndetësinë në Elbasan, Rama ka premtuar ndryshimin rrënjësor të këtij sistemi."Ne besojmë që sistemi i sotëm i bazuar në kontribute ka falimentuar. Sistemi që është marrë dhe është bërë pjesë e jetës sonë sot ka falimetuar pasi në 20 vjet vetëm 7 përqind e shpenzimeve për shëndetësinë vijnë nga sigurimet, gjithë pjesa tjetër vjen ose vetëm nga xhepi ose nga taksimi i përgjithshëm. Ne do ta ndryshojmë skemën në themel dhe shqiptarët nuk do të paguajmë për të kontribuar por do të kontriubojnë kolektivisht për sistemin dhe kjo do të ndodhë nëpërmjet shtetit" tha Rama.Duke iu përgjigjur akuzës për centralizim të sistemit shëndetësor Rama tha sot është centralizuar korrupsioni dhe kontrolli mbi gjithë shërbimin shëndetësor."Nuk ka filluar tani e keqja, ka filluar para 20 vitesh, në këto 7 vjet është kancerizuar. Sot është centralizuar kontrolli politik mbi gjithë strukturën e sistemit shëndetësor. Po ju them sot me bindjen se me më pak ne do të bëjmë më shumë. Për paratë sot që shpenzohen për shëndetin 800 milionë dollar në vit shërbimi është shumë herë më i ulët" tha Rama.