Goditet celula xhihadiste, policia belge vret 2 terroristë, do pregatisnin sulm FOTO
Dy persona kanë mbetur të vrarë nga policia belge gjatë një operacioni blic kundër një grupi xhihadist që po pregatiste sulme të tjera në Belgjikë. Policia ka zbuluar lidhjet e kësaj celule me Amedy Coulibaly, njeriu që mbeti i vrarë si pengmarësi në një market në Francë Një terrorist i tretë është plagosur, ndërkohë që në Belgjikë është rritur alarmi nga rreziku terrorist.Belgjike- Superoperacion kundër terrorizmit në qytetin Verviers në jug të Belgjikës. Dy persona janë ekzekutuar nga policia vendase gjatë një operacioni blic kundër një grupi xhihadist, i lidhur me terroristin Amedi Kulibali që vrau katër pengje në supermarketin hebre në Paris dhe një police bashkiake.Sipas autoriteteve vendase, xhihaditët kishin planifikuar të kryenin sulme terroriste në Bruksel. Një tjetër person në grupin ektremist ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Një dëshmitar në vendin e ngjarjes thotë se fillimisht ka dëgjuar një shpërthim dhe më pas të shtëna armësh.“Fillimsht mendova se ishin fishekzjarre, por dhjetë sekonda më vonë ndjeva një erë të fortë dhe aty e kuptova se nuk ishin fishekzjarre”, tha ai.Por ndërkohë pikërisht në Bruksel, selia e policisë federale u evakuua pas një alarmi për bombë, teksa vendi ka rritur nivelin e sigurisë në tre nga katër në total. Ky është niveli më i lartë i vendosur deri tani.Autoritetet belge konfirmuan se nuk ka viktima në radhët e agjentëve policorë. Operacioni u zvillua në afërsi të stacionit të trenit të qytetit Verviers dhe tre të dyshuarit kanë qenë në survejim nga policia që nga momenti pas kthimit nga Siria.Në ndërhyrjen e fortë morën pjesë forcat speciale, të cilat hynë në ambintet ku qendronin të dyshuarit dhe menjëherë më pas i gjithë vendi u blindua nga forca sigurie.Në syrin e policisë janë zonat ku në mënyrë të vençatë është shtrirë feno meni i ashtuquajtur luftëtarët e huaj, ose ndryshe europianët e radikalizuar që kanë luftuar në vendet e konfliktit si Siria apo Iraku.Gjatë pasdites një burrë i armatosur kishte kërcënuar tre vajza duke bërtitur " Allahu ekber" në afërsi të stacionit të trenit në Ribaucourt, por që më pas u arrestua.Ngjarja vjen menjëherë pas kërcënimeve të fundit të Shtetit Islamik, në të cilat Belgjika radhitej ndër vendet objektiv të sulmeve terroriste.Mediat lokale raportojnë se ngjarja mund të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me sulmet e Parisit dhe sipas tyre personat e ekzekutuar dyshohet se janë ndër emrat e shpallur në kërkim për sulmet në “Charlie Hebdo” dhe në marketin hebre, ku 17 të pafajshëm humbën jetën.Madje disa media raportojnë se lidhja e xhihadistëve në Belgjikë me terroristin Amedi Kulibali që vrau katër pengje në Paris është shumë e mundshme, pasi një person është dorëzuar vetë në polici dhe ka treguar se si i ka shitur armët Amedi Kulibalit.Ai dha detaje për lidhjet me Kulibali dhe llojet e armëve që i ka shitur atij para sulmit të Parisit.
anorësh.