Lushnje, 55-vjeçari përplaset për vdekje nga furgoni, një kufomë gjendet në kanal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2015, 18:59
Një 55-vjecar është përplasur për vdekje pasditen e së enjtes nga mjet tip furgon në askin Lushnje-Rogozhinë.Agim Duka ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga automjeti me targa AA446BB në drejtimin e të cilit ka qënë Olti Hysi, që është ndaluar më pas nga policia.55-vjeçari ishte duke kaluar rrugën, duke shfaqur kuriozitetin për një kufomë që policia kishte gjetur dhe po mundohej ta identifikonte.Trupi i gjetur u identifikua si Gentian Hajredini nga Fushe Mbreti i Elbasanit dhe u transportua me nje kamionçine te rastit drejt morgut të spitalit të Lushnjes, pasi ambulanca nuk ka pranuar te marrë trupin e pajetë. [caption id="attachment_450969" align="alignright" width="640"]
Në foto: Vendi ku ndodhi aksidenti[/caption]