Protesta dhe kundërprotesta në Këln
Rreth 150 protestues të Lëvizjet anti-islamike PEGIDA, që dolën të mërkurën në rrugët e Këlnit u ndeshën me kundërpërgjigjen e bashkëqytetarëve të tyre që janë kundër kësaj lëvizje.Të veshur me të zeza e me parrulla kundër emigrantëve në duar, ata parakaluan nëpër rrugë, por ishin shumë më të paktë në numër se mijëra të tjerë që kishin dalë pikërisht për të kundërshtuar marshimin e tyre. Sipas qytetarëve të Këlnit, më të rrezikshmit ishin pjestarët e PEGIDA-s në Drezden, që shfaqnin prirje më ekstremiste"Ata që nuk kanë frikë të kërkojnë viktima, tani vajtojnë të vrarët në Paris. Por ata nuk duan një Europë ku të gjithë jetojnë bashkë!""Mendoj se nuk duhen lejuar që të kryejnë tubime".Demostrata në Këln u realizua vetëm dy ditë pasi PEGIDA mblodhi rreth 25 000 vetë në Drezden. Pavarësisht thirrjeve të kancelares Angela Merkel se islami i përket Gjermanisë gjatë takimit me kryeministrin turk, Ahmet Dautollu, kjo ishte protesta më e madhe e organizuar deri tani nga PEGIDA.Por edhe pse ata mohojnë se janë racistë dhe bëjnë kujdes të dallojnë islamikët nga katër milionë myslimanët e Gjermanisë, parrulla si "Jo Sheriatit" dhe "Në 2035-n gjermanët do të jenë minoritet!" shfaqin hapur prirjet.PEGIDA ka gjetur mbështetje në Drezden, qytet i ish-Gjermanisë Lindore, për shkak të historisë së grupimeve neonaizste atje.Në Saksoni njerëzit përgjithësisht janë të zhgënjyer nga politika, pasi e njejta parti, ajo kristiandemokrate e Merkelit, ka drejtuar Landin që prej ribashkimit 25 vjet më parë.Ksenofobia gjithashtu ushqehet nga numri i vogël i emigrantëve, sidomos atyre të besimit mysliman.