Ruzhdi: Mund të mos pëlqesh “Charlie Hebdo”, por nuk e ndal dot për të folur
Shkrimtari, Selman Ruzhdi, është shprehur i mërzitur me faktin se gazetarët dhe karikaturistët e vrarë në redaksinë e "Charlie Hebdo" janë akuzuar si provokatorë dhe në emër të tyre është shpifur së tepërmi.Pas një fjalimi në Universtitenin e Vermontit në Bërlington të Britanisë së Madhe, i pyetur për të komentuar mbi sulmet, ai tha se puna e karikaturistëve dhe gazetarëve të "Charlie Hebdo" duhet vetëm vlerësuar."Tradita e satirës franceze ka qenë gjithmonë e spikatur dhe e ashpër. Por ajo që shqetëson është që shokët tanë, të cilët vdiqën duke përdorur të njëjtat mjete si dhe unë, lapsin dhe fletën, menjëherë u etiketuan si racistë", u shpreh shkrimtari indiano-britanik."Si Xhon Kenedi edhe Nelson Mandela kanë përdorur të njëjtin togfjalësh që për mua i thotë të gjitha:”Liria është e pandashme". Nuk mund ta ndash dhe kufizosh, përndryshe nuk është më liri. Mund të mos e pëlqesh atë që bën “Charlie Hebdo”, por fakti që nuk të pëlqen, nuk ka të bëjë aspak me të drejtën e tyre për të folur".Me veprën e tij "Vargje satanike", botuar në vitin 1988, Ruzhdi ka bërë që liderët fetarë iranianë të lëshojnë një vit më vonë një urdhër fetar për vdekjen e tij, pikërisht për përshkrimin që ai i bën Kuranit dhe profetit Muhamed.Urdhri fatmirësisht është hequr dhe tani ai jeton në Nju Jork, ku merr shpesh herë pjesë në emisione dhe debate mbi fenë islame.