Turqit djegin gazetën që botoi karikaturat e "Charlie Hebdo"

Në thirrjen "Zoti është i madh", dhjetra protestues në Turqi kanë dalë në rrugët e Stambollit, për të kundërshtuar publikimin e versionit turk të revistës "Charlie Hebdo" në faqet e gazetës sekulariste "Cumhuriyet", në numrin e parë të saj botuar pas sulmeve të javës së kaluar në Paris, ku sërish në kopertinë ishte një karikaturë të profetit Muhamed.Protestuesit thërrisnin "Zoti është një dhe i vetëm, Muhamedi është i dërguari i tij" dhe filluan të digjnin fletët e gazetës në mënyrë demonstrative, ndërsa i quajtën vëllezërit Kuashi heronj për atë që kishin bërë.Gjashtë vetë u arrestuan, ndërsa policia rriti masat e sigurisë pranë redaksisë së gazetës, e cila në të kaluarën ka humbur shtatë gazetarë të mirënjohur nga sulme të ndryshme.Kryeredaktori, Utku Xhakirozer, tha se vendimi për publikimin e karikaturave ishte marrë për të shprehur mbështetje ndaj lirisë së fjalës që nuk duhej shuar nga terrori.Ai pranoi se policia i kishte kontrolluar kamionët shpërndarës para se ta lejonte gazetën të dilte në shitje të mërkurën në mëngjes."Gazeta u kontrollua dhe policia informoi prokurorinë për përmbajtjen. Mund të kenë bërë edhe foto dhe t'ia kenë dërguar prokurorit. Shpërndarja u vonua për rreth 40-50 minuta".Por pavarësisht protestave të disave, qytetarët e Stambollit nuk ishin të gjithë kundër botimit të yre, edhe pse ofendimi i profetit Muhamed është i dënueshëm me burg sipas një klauzole në ligjin për respektimin e vlerave fetare.