Integrimi në BE, Gaiani: Shqipëria i duhet Europës, të përmbushë reformat
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është çështje kohe.Ambasadori italian, Massimo Gaiani, deklaroi se tashmë është e rëndësishme që vendi të përshtatet me ndryshimet e nevojshme legjislative.Tirane -Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të jetë i afërt, por duhet të punohet më shumë në aspektin ligjor.Ambasadori italian në Shqipëri, Massimo Gaiani, u shpreh se roli i Shqipërisë në Europë është i rëndësishëm në aspektin ekonomik dhe në atë kulturor.“Interesi i Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe ne vazhdojmë të jemi të hapur për të zgjeruar numrin e vendeve anëtare .Shqipëria ka shumë rëndësi për Bashkimin Europian si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë kulturor.Hyrja e Shqipërisë në BE është çështje kohe, por ju duhet ti përshtateni një sërë ndryshimesh legjislative. Sfidë për Europën vijon të jetë përballja me krizën ekonomike dhe uljen e nivelit të papunësisë.Një tjetër sfidë e jona është edhe siguria, pasi ngjarjet e fundit tregojnë që vendet europiane duhet të jenë më të bashkuara dhe duhet politikë e re për këtë çështje”.Massimo Gaiani ka diskutuar mbi punën e kryer mbi përparësitë gjatë Presidencës së BE-së nga vendi i tij dhe ndikimin ne Ballkan.Në situatën e re të krijuar në Bashkimin Europian, por edhe më gjerë, rajoni Adriatiko- Jonian konsiderohet shumë strategjik, pasi ka aftësinë të krijojë bashkëpunime dhe një bashkërendim të plotë e frutdhënës për të gjithë shtetet e rajonit.