Papunësia, Ambasadorja e BE kërkon ti kushtohet më shumë vëmendje

Papunësia në Shqipëri është një problem i ndjeshëm dhe pikërisht për këtë përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vllahutin, apelon që të meren masa për të balancuar kërkesat e tregut për punë me shkollimin.Sfidë të qeverisë e ka cilësuar punësimin edhe zv.ministrja Gentiana Sula.Tiranë- Shqipëria është një vend që vuan nivelin e lartë të papunësisë.Problemi është më i ndjeshëm sidomos për gratë ,të rinjtë dhe për personat me aftësi të kufizuar.Ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Romana Vllahutin, duke folur në konferencën për nxitje të punësimit ka kërkuar që të merren masa për të ulur numrin e të papunëve.“Shumë vende vuajnë nga niveli i lartë i papunësisë dhe një nga këto vende është edhe Shqipëria.Të dhënat tregojnë se niveli i papunësisë është 17 % dhe më problem mbeten të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuar.Gjthçka lidhet me aftësimin dhe vendet e punës që janë në dispozicion.Ne kemi dhënë rreth 90 milion euro për të nxitur punësimin.Duhet të merren masa të mëtejshme, vëmendje sidomos duhet treguar në trajnimin e grave dhe të njerëzve me aftësi të kufizuar për të kontribuar kështu për një të ardhme më të mirë drejt BE”.Zv.Ministrja e Mirqënies Sociale, Gentiana Sula, e cilësoi sfidë uljen e numrit të papunëve.