PD komision për dekriminalizimin e Kuvendit dhe vendimet e Kushtetueses

Partia Demokratike, pas marrëveshjes së dhjetorit, ka reflektuar, duke i parë me  sy tjetër reformat e rëndësishme në vend përfshirë dhe atë për sistemin e drejtësisë.Ndonëse akoma nuk ka një vendim të prerë, Kryetari i grupit parlamentarë Edi Paloka, tha se opozita i ka kërkuar mazhorancës për tu ulur në diskutime në mënyrë që të gjenden  modalitetet mbi të cilat do kalojë kjo reformë.Gjithashtu në bazë të marrëveshjes së dhjetorit, domokratët, sot paradite  në mbledhjen e Konferencës së Kryetarve,  kanë  depozituar kërkesat për ngritjen e dy komsioneve ad-hock, për dekriminalizmin e parlmentit dhe respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.PD ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e dy komisioneve hetimore njëri për dekriminalizimin dhe tjetri për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.Gjithashtu Demokratët kanë vendosur që të behen pjesë e dy komsioneve hetimore të kërkuara prej tyre por që u votuan vetëm me votat e mazhorancës, për shkak të bojkotit parlamentar.Burme pranë selisë blu bëjnë me dije se komsioni hetimor parlamentar për emërimet në administratën shtetërore do të drejtohet nga deputeti Gent Strazimiri, ndërsa komsioni hetimor për ndërhyrjet në serverin e tatimeve nga Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani./Oranews.tv/