Rekrutimi në FA, Ministrja apel për aplikime për 250 vende bosh
Ministria e Mbrojtjes ka çelur sezonin e rekrutimeve të reja, për 250 vende ndër rradhët e Forcave të Armatosura.Gjatë fushatës që nis me të rinjte e gjimnazeve, Ministrja e mbrojtjes ka ftuar çdo të ri të aplikojë në sitemin e rekrutimit që do të jetë transparent dhe jo i ngjashëm me rekrutimet e bëra më parë.“ Jeni më shumë se të mirëpritur të merrni pjesë në proçeset e rekrutimit ku nuk ka më emra që dalin nga fundi i listës për të qenë të parët, ku nuk ka më fitues që nuk e kanë bërë vrapin 400, ku nuk ka më anonimë që këtu vinë për të marrë një rrogë. Ajo epokë ka mbaruar.Sot ka ftesë për të frymëzuar ju dhe gjithë brezin që përfaqësoni për të qenë pjesë e ajkës së shoqërisë shqiptare, të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë “.Gjatë fushatës " Bëhu edhe ti pjesë e Forcave të Armatosura", Ministrja Kodheli ka kritikuar edhe mësuesit e gjimnazeve, pasi ka vënë re se nxënësit kishin mangësi në formimin e tyre.“Ti djalë atje, e di kush është Arkimedi? Ok, një vizë të madhe librave dhe zyshave të shkollës, vetëm në këtë rast ju lutem, që nuk u kanë mësuar se kush është Arkimedi”.Çdo i ri qe ka mbushur moshën 18 vjeç, tashmë ka mundësi të bëhet pjesë e Forcave të Armatosura, duke iu nënshtruar dy testeve, atij fizik dhe testit intelektual.