Raporti BB për rritjen Ekonomike, gjatë 2014 u rrit me 2.1 %
Ekonomia shqiptare ka pasur një rritje me 2.1 % gjatë vitit që lamë pas.Banka Botërore vlerëson në raportin e saj më të fundit se ekonomia shqiptare ka performuar pozitivisht, pavarësisht krizës ekonomike që po kalon Eurozona.Në raportin e fundit të pritshmërive ekonomike globale i publikuar nga ky institucion i rëndësishëm financiar, theksohet se rritja ekonomike gjatë 2014 për Shqipërinë ishte 2.1% dhe pritet të shkoj në 3 % përgjatë 2015.Parashikimet e Bankës Botërore janë më pozitive në vitet në vazhdim, ku pritet që rritja ekonomike e Shqipërisë të shkojw në 4% në 2016 dhe 4.5% në 2017.Por pavarësisht treguesve pozitiv të rritjes ekonomike, shqetësim mbetet niveli i ulët i inflacionit, një problem ky që ka prekur në masë vendet e Eurozonës.Inflacioni i ulët në Shqipëri tregon se ecuria ekonomike nuk ka qenë në nivelin e duhur, duke sjellë çmime të ulwta dhe konsum të dobët.Rritja ekonomike e këtij viti është e lidhur me investimet e huaja strategjike por edhe me rritjen e konsumit.Parashikimet për rritjen ekonomike të Europës janë rishikuar në ulje dhe sipas vlerësimit për vitin 2015 rritja ekonomike pritet të jetë 1.1 % nga 1.8 % që u vlerësua më parë.Ndërsa rritja ekonomike botërore për 2015 parashikohet të shkoj në 3% dhe mesatarisht 3.3 për qind deri në 2017.Aktiviteti më i lartë ekonomik vlerësohet në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar, e ndikuar kjo prej rritjes së tregut të punës si dhe prej ndjekjes së politikave të favorshme fiskale.Por rimëkëmbja ka qenë dobët në Zonën Euro dhe Japoni si trashëgimitë e krizës së zgjatur financiare.