Çelet sezoni i ri në GKA, janë programuar rreth 20 ekspozita
"Muzikë me origjinë të panjohur" është ekspozita e cila do të çelë sezonin e ri 2015 në Galerinë Kombëtare të Arteve.Ekspozita është e një prej artistëve më të njohur gjermanë dhe botërorë të shekullit të XX, Sigmar Polke.Ekspozita tregon një cikël me 40 punime të autorit, të gjitha të vitit 1996 dhe na njohin me një krijimtari që është me vlerë unike në skenën artistike aktuale si dhe ndër më të rëndësishmet e periudhës gjermane të pas-Luftës së Dytë Botërore.Ekspozita e Sigmar Polke do të pasohet nga disa të tjera të programuara në këtë sezon të ri të Galerisë së Arteve, ku secila prej tyre është e ndërtuar mbi një koncept më vete.Ekspozita "Muzikë me origjinë të panjohur" do të qëndrojë e hapur deri në 22 shkurt, ndërkohë që hyrja në galeri për ta vizituar atë do të jetë falas.