Buxheti i Durrësit, Këshilli bashkiak e miraton dhe me votat e PDIU

Edhe me votat e PDIU, Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar buxhetin për këtë vit. Ndërkaq këshilltarët e djathtë e braktisën mbledhjen, duke akuzuar kreun e Bashkisë, Vangjush Dako, për mungesë transparence në shpërndarjen e fondeve.Durrës- Me 26 vota Keshilli Bashkiak i Durresit ka miratuar buxhetin per vitin 2015, me nje fond prej 1.7 miliard lekësh, prej te cilave 643 033 948 shkojnë për investime.Votave të PS dhe LSI u janë bashkuar edhe ato të këshilltarëve të PDIU.Ndërsa këshilltarët e PD kanë braktisur proçesin e votimit, pasi sipas tyre kryetari i Bashkisë nuk ka pranuar të bëjë në këtë mbledhje transparencën e shpërndarjes së fondeve për investimet gjatë vitit 2014.Ndërkaq kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, theksoi se për vitin 2015 Bashkia paraqitet me një program të zhvillimit ekonomik, ku janë përcaktuar programe sektoriale dhe prioritare të mbeshtetura në kosto reale, me objektiva për çdo sektor.Buxheti për bashkinë e Durrësit për këtë vit ka 23.000. 000 lekë më shumë se një vit më parë.