Lushnje, i dehur bie në kanal, gjen vdekjen
Një 62- vjeçar është gjetur i mbytur mëngjesin e sotën në Karbunarë të Lushnjes.Viktima Fatmir Gorreja, banor i qytetit të Lushnjes është gjetur i mbytur në një gropë të madhe në afërsi të një sere, e hapur për të vaditur fidanët.Nga të dhënat e policisë dyshohet që 62 vjecari në gjendje të dehur ka rënë brenda në ujëmbledhësin e serës me gjatësi 25 metra dhe gjeresi 10 metra, ku thellësia e ujit ishte mbi 1 metër.Viktima dyshohet t'i ketë rënë fillimisht biçikleta në ujë, dhe në përpjekje e sipër teksa ka tentuar të futet në gropë e ta nxjerrë, ka rrëshqitur dhe si pasojë e të ujit dhe të ftohtit ka gjetur vdekjen.Mbytja dyshohet të jetë aksidentale, pasi viktima nuk rezultoi me shenja dhune në trup.Blutë e Lushnjes janë njoftuar për 62 vjecarin e mbytur nga pronari i serës.Aktualisht po merren në pyetje banorë të zonës, për të mësuar se si 62 vjecari ka shkuar në këtë zonë e cila nuk ndodhet buzë rrugës, por futur në fshat.[caption id="attachment_450775" align="alignright" width="640"]
Në foto: I dehuri i mbytur në ujë[/caption]/Oranews.tv/