Shtyhet shfaqja “Tartufi”, shkak gjendja shëndetësore e aktorit Robert Ndrenika
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2015, 18:03
Premiera e shfaqjes "Tartufi" është shtyrë për në muajin maj të këtij viti. Arsyeja është gjëndja shëndetësore e aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika, i cili do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.Përveç "Tartufit", Teatri Kombëtar këtë sezon të ri 2015 do të sjellë në skenë shfaqje të shumta të cilat do të interpretohen nga artistë të merituar, por edhe të rinj.Këtë fundjavë në datat 17 dhe 18 në orën 19:00 për të gjithë artëdashësit do të vihet në skenë shfaqja "Shtëpia pa dritare".