Elbasan, ja fotoja e dy kolumbianëve që përpunonin kokainën në laborator
Zbulohen fotot e dy shtetasve kolumbianë të cilët ishin rekrutuar nga organizata kriminale për përpunim e kokainës e cila do të hidhej në tregun e brendshëm dhe në atë të Europës perëndimore.Të arrestuarit janë : Cezar Adolfo Avila lindur ne Tunja Kolumbi, vjeç 67, dhe Ëalther Moren Juan Moreno, vjeç 42 banues ne Bucaramanga, KolumbiDy kolumbianët u arrestuan në laboratorin e kokainës, dikur ish depo e rezervave të shtetit, mbrëmjen e 14 janarit 2015"Nga hetimet paraprake rezulton se bëhet fjalë për një grup të strukturuar, me një aktivitet kriminal me shtrirje ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve nga Amerika Latine në Ballkan dhe me destinación Europen Perendimore. Grupi kriminal siguronte lëndë me përmbajte të substancave narkotike te cilat më pas i nënshtroheshin një procesi përpunimi dhe nxjerrjes së substancës së pastër kokaine me qëllim përdorimin në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.Me qëllim përpunimin "profesional" të lëndeës narkotike dhe përgatitjen përfundimtare të saj për treg, organizata kriminale ka rëkrutuar dhe angazhuar në përbërjen e saj, shtetas kolumbian, të arrestuar në këtë operación" thuhet në njoftimin e policisë.Te arrestuarit e tjere jane 1. Saimir Sadik Batku, vjeç 43, lindur dhe banues ne Tirane.2. Fatmir Xhemal Hoxha, vjeç 48, lindur dhe banues ne Tirane, .3. Kastriot Haxhi Imeri, vjeç 47, lindur dhe banues ne Tirane, .4. Gentjan Hasan Gjonaj,vjeç 43, banues ne Vlore .5. Arjan Zeni Dalipi, vjeç 50, banues në Elbasan .6. Kelment Zeni Dalipi, vjeç 45, banues në Elbasan.7. Ilir Skender Hyseni, vjeç 47, banues në Tiranë .8. Ermal Ilir Hoxha, vjeç 40 , banues ne Tiranë.9. Egest Dankësi, vjeç 27, lindur dhe banues në Elbasan.