Rama -Meta hedhin e presin batuta me të çmendur në 23 vjetorin e FRESSH

Kur bëhet fjalë për festë batutat mbeten gjithmonë batuta. Edhe pse ato bëhën nga ish-kreu i FRESSH që mbushi 23 vjeç dhe nga kryetari i Partisë që në krye erdhi pa kaluar në strukturën rinore socialiste.Ilir Meta "Dua të përshëndes kryeministrin dhe kryetarin e PS-së, Edi rama i cili jam i sigurt se para 23 vitesh, kur ne themeluam FRESSH-in, na mori për të cmendur "Përgjigjet Rama:"Në fakt përpara 23 vitesh ju mora për të cmendur, sikurse edhe ju mendonit për mua atëherë se isha një i cmendur por ja tek e gjetëm të gjithë bashkë të cmendurit njëri-tjetrin. Dhe të gjithë bashkë hoqëm të cmendurit e vërtet..."Përtej humorit thumbues mes Ramës e Metës, duket se socialistët bashkë me LSI-në kanë startuar ditën e 23 vjetorit të FRESSH fushatën elektorale për zgjedhjet lokale duke u mbështetur te fuqia e 1 milionëshit që është edhe slogan i zgjedhur i  të rinjëve. Por Rama u kujdes që të lërë mënjanë mësuesit dhe nxënësit si fasadë.