Kosovë, sot protesta kundër ministrit Jabllanovic
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2015, 10:18
Prishtine- Në Kosovë pritet të organizohet sot një protestë kundër ministrit Aleksandër Jabllanovic.Protesta është planifikuar rreth orës 12:00, para godinës së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, kundër deklaratave fyese të ministrit Aleksandër Jabllanovic."Një grup qytetarësh i përbërë nga shoqëria civile dhe studentë do të zhvillojnë një aktivitet simbolik për të shprehur indinjatën e thellë kundër deklaratave fyese të ministrit në qeverinë e Kosovës Aleksandar Jablanovic", thuhet në njoftim./Oranews.tv/