Aksident në Shkodër-Koman, makina del nga rruga, 1 i vdekur
Rruga e Komanit i merr jetën një tjetër shtetasi në qarkun e Shkodrës.50- vjecari Mark Ndue Koçeku nga Shkodra humbi jetën rreth orës 07.00 të mëngjesit të 15 janarit 2015 në segmentin Shkodër-Koman në vendin e quajtur Ura e Gomsiqes.Automjeti me të cilin po udhëtonte, tip benz me targë SH 0586 E ka dalë nga rruga si shkak i brymes në rrugë duke rënë në ujërat e lumit Drin.Kanë qenë punonjësit e Hidrocentralit të Komanit që kanë vërejtur mjetin në ujë dhe kanë njoftuar policinë.Segmenti në të cilin ka ndodhur aksidenti nuk ka mirëmbajtje dimërore por vetëm verore. Këtë sqarim jep Drejtori i Autoritetit Rrugor të Veriut i cili mbërriti në vendngjarje pas aksidentit së bashku me prefektin e Shkodres.Sipas tij janë vetëm 10 kilometrat e fundit në drejtim të Hidrocentralit që kanë mirëmbatje dimërore.Mark Ndue Koçeku është viktima e 4 në këtë segment rrugor brenda një kohë të shkurtër.Më 23 nëntor 2014 në këtë aksi u shënua një tjetër aksident i rëndë ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 1 tjetër[caption id="attachment_450615" align="alignnone" width="411"]
Ne foto automjeti i cili ka rene ne ujerat e lumit Drin, ku gjeti vdekjen Mark Ndue Koçeku/ 15 Janar 2015[/caption][caption id="attachment_450616" align="alignnone" width="411"]
Ne pamje automjeti i aksidentuar ne aksin Shkoder-Koman ku gjeti vdekjen Mark Ndue Koçeku, 15 Janar 2015[/caption]