Reagon familja Hoxha: Arrestimi i Ermalit vazhdë e persekutimit tonë

Përmes një letre familja e Ilir Hoxhës, e quan arrestimin e djalit të tyre Ermal, vazhdë e persekutimit që i bëhet familjes së tij pasardhës të diktatorit komunist Enverit Hoxha. Në një letër që i është dërguar sot paradite redaksive të mediave familja Hoxha mohon që Ermali  të jetë arrestuar me drogë dhe një shumë të madhe parash në një makinë fuoristradë të zezë, në afërsi të Elbasanit.  Sipas familjes Ermali ndodhej në Durrës në shtëpinë e prindërve të gruas së tijLetra e familjes HoxhaArrestimi i djalit tonë Ermal Hoxha, ka për qëllim të vetëm, diskreditimin e emrit të Enver Hoxhës.Nuk është hera e parë që kjo gjë i ndodh familjes sonë. Para katër vjetësh policia donte të implikonte djalin tjetër tonin, duke e akuzuar si pjesëmarrës në një konflikt me armë, kur ai në kohën që kishte ndodhur incidenti, ishte bashkë me ne, prindërit e tij dhe me 30 të ftuar të tjerë në një festë familjare.Po kështu, ndodhi edhe me Ermalin, që del njoftimi në media me burim nga Prokuroria, që është zënë me drogë dhe me një shumë të madhe parash në një makinë foristradë të zezë, në afërsi të Elbasanit. Në një kohë, që Ermali ndodhej në Durrës në shtëpinë e prindërve të gruas.I njejti skenar, për ta inkriminuar. Dhe pritej që dicka të ndodhte, kur Enver Hoxha në këtë 70-vjetor të clirimit, u anatemua nga të gjitha forcat politike, të djathta dhe të majta.Egërsisht e quajtën monstër dhe Hitler. Shkuan deri atje, sa edhe fotografitë ia ndaluan me dhunë shtetërore.Edhe kjo që ndodhi dje, është në vazhdën e persekutimit që i bëhet familjes së tij.Tani që nipërit e tij, janë bërë madhorë, persekutimi po bie mbi ta. Urojmë që drejtësia të veprojë e pavarur nga segmentet e politikës.Labroatori i kokaines, ermal hoxha elbasan/Oranews.tv/